Procesi në Apel ndaj Salianjit, caktohet gjyqtarja që do të shqyrtojë kërkesën e deputetit demokrat për përjashtimin relatores

Shqipëria

Procesi në Apel ndaj Salianjit, caktohet gjyqtarja që do të shqyrtojë kërkesën e deputetit demokrat për përjashtimin relatores

Më: 7 mars 2023 Në ora: 13:52
Ervin Salianj

Është caktuar gjyqtarja që do të shqyrtojë kërkesën e deputetit demokrat Ervin Salianji për përjashtimin e relatores Edlira Petri nga gjyqi ndaj tij në Apel për çështjen Babale.

Vendimi është marrë pas depozitimit të kërkesës nga ana e përfaqësuesit të Jetmir Olldashit, Indrit Sefa. Gjyqtarja që do të shqyrtojë këtë kërkesë është Elona Mihali.

Njoftimi i plotë

Në vijim të komunikimit, mbi çështjen penale me të pandehur Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kallëzim i rremë” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 305 dhe 25 të Kodit Penal, viktim/kallëzues i veprës penale, shtetasi Geron (Agron) Xhafaj,  Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju informon si më poshtë:

-Kërkesa me nr. 1650 prot, datë 07.03.2023, bërë nga i pandehuri Ervin Salianji dhe kërkesa me nr. 1651 prot, datë 07.03.2023, bërë nga përfaqësuesi i të pandehurit Jetmit Ollashi, av. Indrit Sefa, për përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri, në bazë të shortit elektronik, do të shqyrtohet nga gjyqtare Elona Mihali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat