“Ishte faji i dikujt”, flet babai i 23-vjeçares shqiptare që vdiq në Larisa

Shqipëria

“Ishte faji i dikujt”, flet babai i 23-vjeçares shqiptare që vdiq në Larisa

Më: 7 mars 2023 Në ora: 16:50
Përplasja e trenave në Greqi.

Sotir Miçka, babai i 23-vjeçares Elena Miçka, e cila mbeti viktimë e tragjedisë hekurudhore në Larisa të Greqisë, ka përshkruar tmerrin që po përjeton pas humbjes së vajzës.

Për mediat greke, Sotiri është shprehur se askush nuk u ka shkuar për ndihmë, madje as një psikolog, teksa shtoi se ngjarja e rëndë po përjetohet shumë keq nga e ëma dhe motra e Elenës.

“Kanë kaluar orë e ditë dhe unë jam më mirë. Problemin më të madh e ka nëna e saj dhe vajza ime tjetër. Asnjë psikolog. Asgjë, askush. Të vetmit që na ndihmuan dhe i falënderojmë shumë, ishin disa zonja psikologe, kur shkuam për të marrë trupin”, tha ai.

Sipas Sotirit, faji për këtë tragjedi është e dikujt dhe duhet të mbajë përgjëgjësi.

“Kam dëgjuar shumë, disa të vërteta, disa gënjeshtra. Po mundohem t’i sqaroj. Patjetër që ishte faji i dikujt. Por gabimi njerëzor mund të rregullohej. Unë nuk kam celular, nuk kam dua të flas me këdo, personalisht askush nuk më ka kërkuar të më them asgjë”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat