“Thirrja për bashkim, e mençur”, Nazarko: Berisha preferon të bashkëpunojë me PL, s’do t’i japë autoritet Alibeajt

Shqipëria

“Thirrja për bashkim, e mençur”, Nazarko: Berisha preferon të bashkëpunojë me PL, s’do t’i japë autoritet Alibeajt

Më: 7 mars 2023 Në ora: 17:48
Mentor Nazarko

Analisti Mentor Nazarko, në një lidhje me Skype për News Line me gazetaren Viol Xhafaj komentoi deklaratën e Ilir Metës se kandidatët janë të Foltores dhe jo të Sali Berishës. Ai e cilësoi këtë si një veprim të pritshëm pasi Meta dhe Berisha po përpiqen të tregojnë se kanë sinkroni me njëri-tjetrin.

“Ishte një zhvillim të pritshëm dhe konsiderohet si skenari më i sigurt për PD. Kështu që nuk ka asnjë dyshim dhe risi sa kohë që Meta po përpiqet të tregojë se mes tij dhe Berishës ka sinkroni, bashkim për të prodhuar rezultat. Në këtë lojë të detyruar të Foltores, mund të ketë një palë që është më e fituar sesa tjetra.

Ajo është PL sepse favorizohet dhe në një mënyrë ka në dorë këtë pjesë të PD që identifikohet me Berishën.“, tha ai. Nazarko u ndal gjithashtu edhe tek thirrja e Alibeajt për të dalë me një kandidat të vetëm. Ai tha se Berisha preferon që të kandidojë nën siglën e PL-së për të mos i dhënë autoritet PD zyrtare.

“Legjitimitetin juridik e ka vendosur gjykata. Natyrisht që duket sikur PD e Berishës ka akumuluar më shumë energji opozitare ndërkohë që pjesa e udhëhequr nga Alibeaj është një pjesë e cila se nuk e ka shfrytëzuar këtë periudhë për të krijuar identitet të plotë. Nëse do ta kishte shfrytëzuar këtë periudhë që nga fillimi i përplasjes me Berishën, do të ishte një realitet i fuqishëm elektoral.

Me gjithë thirrjet për bashkim, duket që Berisha preferon të bashkëpunojë me PL dhe jo t’i japë autoritet në planin e brendshëm fraksionit të Alibeajt. Pikëpyetja e parë, është se sa është forca elektorale e fraksionit të Alibeajt. Duket se si Berisha preferon të bashkëpunojë me PL, e cila është inferiore nga pikëpamja elektorale.“, shtoi Nazarko.

“Kjo thirrje e Alibeajt është një thirrje e mençur taktikisht sepse në fund të fundit do të japë idenë e një fraksioni të bashkuar, që nuk është ndarë. Thirrja është e justifikueshme. Garimi nën cadrën e PL është një lloj handikapi për ato figura që janë identifikuar me PD dhe që kanë parë se PL është përpjekur t’i marrë elektorat. Ashtu që edhe siç ka njerëz që llogaritin dinamika lokale që e kemi të vështirë t’i parahsikojmë nga Tirana.”, shtoi Nazarko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat