Ftesa e DEA-s, reagon qeveria/ Manja: Është keqkuptuar, tregon besim për qeverinë

Shqipëria

Ftesa e DEA-s, reagon qeveria/ Manja: Është keqkuptuar, tregon besim për qeverinë

Më: 8 mars 2023 Në ora: 16:43
Ulsi Manja

Qeveria shqiptare nuk ndihet e anashkaluar, nga thirrja e Ambasadës Amerikane që ju vendosi qytetarve shqiptarë një numër telefoni në dispozicion për të denoncuar trafikun e drogës drejtpërdrejt pranë DEA-s. Përkundrazi, ministri i drejtësisë, Ulsi Manja, u shfaq entuzias.

“ Unë e konsideroj si shenjë e besimit të fortë të autoriteteve te DEA-s me institucionet shqiptare. Është shenjë e fortë e bashkëpunimit, dhe e forcimit të këtij bashkëpunim”

Ministri nuk dha një shpjegim se pse pikërisht tani Amerika ofronte fshehtësi të plotë për denoncuesit, dhe i quajti të painformuar ata që mendojnë se ky kanal komunikimi spostonte institucionet shqiptare.

“Ju ftoj ta merrni informacionin e plotë dhe të shihni bashkëpunimin e plotë të SPAK me DEA-n”

Ulsi Manja shpjegoi edhe pse shumë kriminelë që kërkohen nga drejtësia shqiptare fshihen në Dubai. Ai tha se ky vend nuk pranon marrëveshje esktradimi, edhe pse nga Shqipëria e ka kërkuar./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat