Takimet për zgjedhjet/ Minxhozi ‘zbërthen’ mesazhin e Kim: Rrethim Berishës, SHBA njeh PD zyrtare

Shqipëria

Takimet për zgjedhjet/ Minxhozi ‘zbërthen’ mesazhin e Kim: Rrethim Berishës, SHBA njeh PD zyrtare

Më: 8 mars 2023 Në ora: 19:47
Skënder Minxhozi

Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në studion e Abc News, komentoi takimet që mbajti sot ambasadorja amerikane Yuri Kim me partitë politike në vend. Gjatë intervistës me moderatoren Juli Krisafi, analisti theksoi se Kim përcolli një mesazh të qartë për Sali Berishën dhe për kandidatët.

“Lajmi i vërtetë ishte aty ku Yuri Kim nuk vajti. Bëri lajm me mosvajtjen e njërit prej tyre që është Rithemelimi. Po mundohet të japë mesazhin e radhës publik që SHBA janë të gatshme të bashkëpunojnë dhe njohin ata faktorë që kanë marrë certifikimin e gjykatave dhe nga ana tjetër, që nuk janë të skeduar.

U përpoq t’i bëjë një rrethim të vogël elektoral Berishës në distancë dhe pjesë e saj ishte vajtja në selinë e Metës. Ajo ka vënë një urë komunikimi me Metën për të treguar se mes të dyve ne dimë të bëmë dallimin dhe ndoshta për të bërë një përçarje të vogël pasi Berisha nuk sheh me sy të mirë askënd që mban lidhje me ambasadoren.

Iu kujtoi gjithashtu që një paralajmërim ndaj partive për cilësinë e kandidatëve është i mirëpritur.”, tha analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat