Vetting për pedagogët? Kushi: S’ka më punësim mësuesish nga partitë

Shqipëria

Vetting për pedagogët? Kushi: S’ka më punësim mësuesish nga partitë

Më: 8 mars 2023 Në ora: 22:07
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi thotë se në mandatin e kaluar pagat e mësuesve u rritën 32 për qind, në mandatin e ri angazhimi është për 40 për qind. E ftuar në emisionin “Bardh a Zi” në Abc News, ministrja theksoi se krahas pagave po investojnë për të përmirësuar kushtet e punës për arsimtarët.

“Në mandatin e kaluar, pagat u rritën 32 për qind ndërkohë që këtë mandat do të rriten 40 për qind. Këtë gjë kemi filluar ta bëjmë vit pas viti. Përveç pagave që po rrisim viti pas viti, punojmë edhe për trajnimet dhe kualifikimin e mësuesve, po punojmë për përmirësimin e kushteve të punës.

Ne i kemi rritur ndjeshëm investimet në infrastrukturë.”, tha Kushi. Ministrja u ndal gjithashtu edhe nisma që kanë ndërmarrë për të stimuluar të rinjtë që të studiojnë për mësuesi. Nxënësit marrin një pagë minimale dhe përjashtohen nga tarifat nëse zgjedhin të studiojnë për një degë të mësuesisë.

“Vitin e kaluar kemi ndërmarrë një politikë të rëndësishme. Mësuesinë e kemi shpallur një nga programet prioritare dhe ata maturantë që zgjedhin mësuesinë, marrin një pagë minimale dhe përjashtim nga tarifat. Një student të marrë çdo muaj 400 mijë lekë të vjetra çdo muaj është një ndihmë.

Ne e morën këtë vendim vitin e kaluar në maj dhe maturantët e kanë marrë vendimin se çfarë do të studiojnë. Ne kishim 160 aplikime, patjetër që ka interes dhe ndërkohë nuk është vetëm kjo. E para është mbështetja e stuedentvë për këtë program por nga ana tjetër vlerësimet që i bëhen figurës së mësuesit është një stimul, rritja e pagave, vlerësimi me meritokraci dhe transparencë.”, tha ministrja.

“Mësuesit janë të mirë edhe të kenë simpatitë e tyre. Para disa javësh kam nisur një shkresë tek të gjitha bashkitë dhe zyrtar arsimore vendore që të mos ërdoren shkollat si vende ku zhvillohen aktivitete politike. Në të kaluarën edhe kanë ndodhur sepse mblidheshin në oborrin e shkollës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat