Makina ra nga mbikalimi, rëndohet bilanci i aksidentit, regjistrohet viktima e tretë

Shqipëria

Makina ra nga mbikalimi, rëndohet bilanci i aksidentit, regjistrohet viktima e tretë

Më: 9 mars 2023 Në ora: 22:57
Pamje nga aksidenti

Ka shkuar në tre numri i viktimave, nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje tek mbikalimi i Saukut.

Automjeti tip “Audi A8” i drejtuar nga 24-vjeçari i Klevis Ruçaj, çau bordurën dhe ra nga mbikalimi i Saukut, duke përfunduar mbi kofanon e një automjeti tjetër.

Raportohet se së fundmi ka humbur jetën edhe 24-vjeçari që drejtonte Audin A8, duke e çuar numrin e viktimave në 3.

Më herët u raportua se nga aksidenti humbën jetën edhe dy gra. Ndërkohë aktualisht dy të tjerë ndodhen të plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat