Kontrollet në shtëpinë e Arben Ahmetajt, Berisha: Kryeministri përgjegjës kryesor për inceneratorët

Shqipëria

Kontrollet në shtëpinë e Arben Ahmetajt, Berisha: Kryeministri përgjegjës kryesor për inceneratorët

Më: 10 mars 2023 Në ora: 12:58
Ish kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi në konferencën e përjavshme me gazetarët se përgjegjës kryesor për aferën e inceneratorëve është kreu i qeverisë, Edi Rama.

Ai deklaroi se Rama mund të kontrollojë sa të dojë shtëpinë e Arben Ahmetajt por nuk është shpëton dot nga kjo aferë. Berisha theksoi se Rama prej kohësh nuk takon dot qytetarët por organizon takime të stisura me zyrtarët e tij të cilët kalojnë përmes një detektori metalik.

“Koalicioni do të jetë një koalicion fitimtar. PD e diskuton koalicionin. Këtu nuk ka diskutim. Duhet të keni parasysh dy figurat Rama dhe Veliaj nuk takojnë dot më qytetarët. Edhe zyrtarët që i fut në takim i kalon me detektor metalik. Erion Veliaj rrethohet nga një batalion i policisë bashkiake. Janë autorë kryesore të aferës së tmerrshme të djegësave. Kryetar është Edi Rama.

Ia tha Arben Ahmetaj. Le të shkojë të takojë sëndyqet e gruas së Arben Ahmetajt por nuk shpëton dot nga afera e djegësave. Të kontrollojë kë të dojë. Ai mobilizoi qeverinë për një aferë të tmerrshme. Erion Veliaj firmosi në emër të të gjithë këshillit diçka që nuk është miratuar kurrë në këshill. Janë të zier në krim, të pashpresë. SKAP ka humbur. Është shndërruar në repart të Partisë Socialiste”, tha Berisha.

Ai u shpreh se PD do të jetë në koalicion të padiskutueshëm me Partinë e Lirisë në zgjedhjet e 14 Majit dhe tashmë janë në diskutim vetëm modalitetet. “Jemi në koalicion me Partinë e Lirisë. Janë në diskutim format e koalicionit. PD është së bashku me Ilir Metën me të gjithë kandidatët e primareve në Shqipëri. Po studiohen modalitete të tjera por koalicioni është përfundimtar. Unë e kam shpallur dhe e them prapë. Për atë që ka bërë zoti Meta është përgjegjës zoti Meta. Ne e kemi shpallur koalicionin me kohë”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat