Makina përplas një fëmijë të komunitetit afgan në Shëngjin, e mitura dërgohet në spital

Shqipëria

Makina përplas një fëmijë të komunitetit afgan në Shëngjin, e mitura dërgohet në spital

Më: 10 mars 2023 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Një vajzë 7-vjecare, pjesë e komunitetit afgan që po jeton në Shëngjin, ka mbetur e plagosur pasi u përplas ndërsa po kalonte rrugën pranë hotelit ku qëndron.

Ajo është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jeten.

Aksidenti ndodhi në rrugën hyrëse të Shengjinit dhe pas ngjarjes drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje në lidhje me këtë aksident.

Ndërsa policia po heton edhe për shkaqet e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat