“Ditë të zeza për demokracinë, histori turpi”/ Çfarë po paralajmëron demokrati?

Shqipëria

“Ditë të zeza për demokracinë, histori turpi”/ Çfarë po paralajmëron demokrati?

Më: 10 mars 2023 Në ora: 18:42
Partia Demokratike

Anëtari i kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi tha në një intervistë për Euronews Albania se aktualisht Shqipëria po kalon ditë të zeza të demokracisë.

“Këto janë ditë të zeza për demokracinë në Shqipëri.

Kjo është një histori e turpshme që po ndodh prej një viti e gjysmë, e pasuksesshme, por fakti që ka këmbëngulje në këtë histori turpi për të goditur opozitën është një këmbanë jo vetëm për demokratët, nuk ka vend këtu për të fërkuar duart ata që janë mbështetës të Partisë Socialiste sepse opozita është institucioni i vetëm që garanton demokracinë,” – u shpreh Bumçi.

Ai sqaroi se nuk mund të ketë media apo institucione të lira kur goditet opozita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat