“Bashës i mbaron afati”/ Celibashi: Vendimin për regjistrimin e PD-së e marrim nesër ose pasnesër!

Shqipëria

“Bashës i mbaron afati”/ Celibashi: Vendimin për regjistrimin e PD-së e marrim nesër ose pasnesër!

Më: 11 mars 2023 Në ora: 12:01
Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi

Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha se regjistrimi i anëtarëve të KZAZ-ve nuk ka lidhje me regjistrimin e Partisë Demokratike.

Kreu i KQZ-së tha se vendimin për regjistrimin e Partisë Demokratike do ta marrin nesër ose pasnesër, ndërsa afati që Lulzim Basha të dorëzojë kërkesën e me firmën e tij përfundon në orën 12 të mesnatës.

‘Vendimi që unë si komisioner do të marr pasi të ketë kaluar afati 48 orë që i është dhënë PD-së për të plotësuar dokumentacionin që në bindjen time është i mangët.  Do presim të kalojë afati 48 orë dhe menjëherë do të vendosim.

Një ditë më pas është edhe çështje e aspektit të ngarkesës. Natyrisht duke pasur në vëmendje se ka një afat për regjistrimin e koalicioneve si dhe për kryetar këshilli apo anëtarë të këshillit bashkiak. Nuk mund të shkelen këto afate. Afati mbaron në orën 12.’- tha Celibashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat