Opozita në zgjedhjet e 14 Majit/ Mediu: Duhen lënë mënjanë lojërat politike, të gjejmë rrugët për të bashkuar vetveten

Shqipëria

Opozita në zgjedhjet e 14 Majit/ Mediu: Duhen lënë mënjanë lojërat politike, të gjejmë rrugët për të bashkuar vetveten

Më: 11 mars 2023 Në ora: 12:06
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në një intervistë me Panorama TV këtë të shtunë, ka folur lidhur me situatën ku ndodhet opozita pak muaj para mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 14 Majit dhe mos regjistrimi në KQZ i PD së Sali Berishës. Sipas tij, me rëndësi është bashkimi i opozitës dhe më pas i gjithë shqiptarëve.

“Pak a shumë kemi rënë në lojën e Ramës dhe kjo nuk është e pranueshme për një opozitë që pretendon të sjellë dicka ndryshe për shqiptarët. E para është një bashkim të gjithë opozitës dhe më pas për një bashkim të gjithë shqiptarëve.

Opozita që të bashkojë qytetarët duhet të gjejë rrugët për të bashkuar vetveten dhe brenda fraksioneve, apo atyre që duket se mund të jenë ndarje të papajtueshme. Mënyra se si zgjidhet nëse ka vullnet politik.

Opozita padyshim që është e fortë se është momenti që qytetarët bashkë me opozitën bashkë të reagojnë. Ne nuk mund të pranojmë që të shkojmë e të prekim fundin. Shqipëria po prek fundin në elementë politikë, kushtetues, parlamentarizmi, gjyqësorit, ekonomia, largimi i të rinjve”, tha Mediu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat