“Situata më e qetë”, drejtoresha e ISHP: Covid-19 ishte agresiv në periudhën 2020-2021

Shqipëria

“Situata më e qetë”, drejtoresha e ISHP: Covid-19 ishte agresiv në periudhën 2020-2021

Më: 11 mars 2023 Në ora: 18:39
Eugeni Tomini

Drejtoresha e ISHP, Eugeni Tomini, e ftuar në “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa”, tha se sa i përket situatës së Covid-19 në vendin tonë, kemi një situatë relativisht të qetë.

Ajo u shpreh se periudhën më agresive ky virus e ka pasur gjatë 2020-2021.

“Kemi një situatë relativisht më të qetë sa i përket Covid-19”, tha ajo.

Ndërkohë u shpreh se këtë vit ka pasur shtim të rasteve të infeksioneve respiratore.

Duke u krahasuar me një vit më parë kemi një shfaqje të infeksioneve respiratore më të lartë. 300 raste më shumë se një vit më parë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat