Aksident në Berat, kamionçina përplas këmbësorin

Shqipëria

Aksident në Berat, kamionçina përplas këmbësorin

Më: 11 mars 2023 Në ora: 20:17
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Berat, ku një këmbësor është përplasur.

Automjeti tip kamionçinë në aksin rrugor Berat-Dimal, pranë vendit të quajtur “Ish Dogana” ka përplasur 40-vjeçarin me iniciale A. K, i cili është dërguar në spital.

Me drejtuesin e automjetit, 49-vjeçari me iniciale A. E., po kryhen veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat