Detajet e atentatit me 1 viktimë dhe 5 të plagosur në Tiranë/ Sulmi me breshëri kallashnikovi dyshohet se u krye nga 2 persona

Shqipëria

Detajet e atentatit me 1 viktimë dhe 5 të plagosur në Tiranë/ Sulmi me breshëri kallashnikovi dyshohet se u krye nga 2 persona

Më: 12 mars 2023 Në ora: 23:05
Foto ilustrim

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku mbeti e vdekur një grua dhe u plagosën 5 persona të tjerë.

Sipas burimeve bëhet me dije se kanë qenë dy persona që kanë kryer sulmin me breshëri kallashnikovi.

Ndërkohë burime për Panorama TV bëjnë me dije se lokali ku ndodhi ngjarja ka qenë në sekuestro preventive.

Gjithashtu mësohet se pronari i lokalit, Fatjon Murati, që dyshohet të ketë qenë objektivi i sulmit, ka qenë në arrest shtëpie.

Përmes një vendimi në tetor të vitit të kaluar ai u la në arrest me burg, por disa kohë më pas, Gjykata e Apelit i zbuti masën e sigurisë në “arrest shtëpie”.

Gjithashtu bëhet me dije se pas ngjarjes së sotme, ai nuk është gjetur në banesë, ndërkohë që autoritetet po bëjnë verifikimet përkatëse.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat