Mbi 17 gëzhoja në vendngjarje, në lokalin ku u “derdhën” breshëri plumbash ndodheshin edhe vëllai e kushëriri i Fation Muratit

Shqipëria

Mbi 17 gëzhoja në vendngjarje, në lokalin ku u “derdhën” breshëri plumbash ndodheshin edhe vëllai e kushëriri i Fation Muratit

Më: 13 mars 2023 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Mbi 17 gëzhoja  janë gjetur në lokalin ku u “derdhën” breshëri plumbash nga dy persona të paidentifikuar mbrëmjen e së dielës (12 mars).

Burime për Panorama TV, raportojnë se përveç xhaxhait të Fation Muratit, në lokal ndodheshin edhe vëllai dhe kushëriri i tij.

Nga atentati humbi jetën 58-vjeçarja, Mimoza Paja, e cila punonte si banakiere.

Nërkohë mbetën të plagosur xhaxhai i Fation Muratit, Sahit Murati, si edhe klientët që po shikonin ndeshje, Astrit Meraj, Emanule Sala, Ermir Bejuku dhe Genc Shohalli

Gjithashtu u lëndua nga xhamat e thyer mbesa 10-vjeçe e viktimës.

Mëngjesin e sotëm (13 mars) policia gjeti të shkrumbuar në zonën e Manzës një mjet tip BMW që dyshohet se u përket atentatorëve. Brenda mjetit u zbuluan 3 armë zjarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat