Zbardhen disa raste vjedhjesh të kryera në Durrës, kush janë dy autorët me precedentë penalë

Shqipëria

Zbardhen disa raste vjedhjesh të kryera në Durrës, kush janë dy autorët me precedentë penalë

Më: 13 mars 2023 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Dy persona të dyshuar si autorë të disa raste vjedhjesh në qytetin e Durrësit janë vënë në pranga në operacionin e koduar “Tendenca”.

Deri më tani, policia tha se ka zbardhur e dokumentuar 6 vjedhje të kryera gjatë këtij viti nga dy autorët, me precedent penal të mëparshëm, po për vjedhje.

Njoftimi: 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i punës së mirëfilltë hetimore dhe operacionale, të kryer menjëherë pas denoncimeve të marra nga qytetarët, për raste të ndryshme vjedhjesh, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tendenca”.

Në kuadër të këtij operacioni u zbardhën 6 raste vjedhjesh, 3 prej tyre me dhunë, të kryera në Durrës, gjatë vitit 2023, si dhe u arrestuan 2 autorët e dyshuar të tyre, konkretisht shtetasit:

– N. B., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, pasi nga veprimet procedurale të kryera, rezultoi se:

•më datë 12.03.2023, ka tentuar t’i vjedhë me dhunë, celularin, një shtetasi;
•më datë 09.03.2023, i ka vjedhur me dhunë, varësen e floririt, një shtetasi;
•më datë 08.03.2023, ka tentuar t’i vjedhë me dhunë, celularin, një shtetasi tjetër.

-B. B., 38 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, pasi nga veprimet hetimore rezultoi se është autor i 3 vjedhjeve, konkretisht:

•më datë 05.02.2023, ka vjedhur kasetofonin e një automjeti;
•më datë 20.01.2023, ka vjedhur në një market, artikuj të ndryshëm ushqimorë;
•më datë 12.01.2023, ka vjedhur 2 pajisje (bateri) në një biznes.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta 2 shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat