“Berisha do jap lajme të mëdha”/ Vangjel Dule bën paralajmërimin e fortë për nesër

Shqipëria

“Berisha do jap lajme të mëdha”/ Vangjel Dule bën paralajmërimin e fortë për nesër

Më: 13 mars 2023 Në ora: 21:42
Vangjel Dule

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha do japë nesër lajmin e madh për koalicionin opozitar për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në emisionin “Now” Dule u shpreh se ka ende negociata për Këshillat Bashkiakë.

“Lajmet e mëdha do t’i japë zoti Berisha, nuk mund t’i jap unë me zotin Duka sot, do e dëgjoni nesër. Midis gjërave negative, jemi edhe në një situatë pozitive. Mënyra e kandidimit të forcave opozitare, do japë një rezultat të padiskutueshëm në përbërjen e  Këshillave Bashkiake.

Shumica është e dhënë që sot teorikisht dhe pas datës 14 maj edhe praktikisht. Këto të dhëna do të jenë në favor të opozitës. Për Këshillat Bashkiake, aty ku mund të arrihet koordinimi, po zhvillohen bisedime”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat