Tensionet mes ShBA-së dhe Rusisë, Ngjela: Kanë diferenca të mëdha, nuk ka shqiptarë anti-amerikanë

Shqipëria

Tensionet mes ShBA-së dhe Rusisë, Ngjela: Kanë diferenca të mëdha, nuk ka shqiptarë anti-amerikanë

Më: 14 mars 2023 Në ora: 21:23
Spartak Ngjela

Avokat Spartak Ngjela, ka qenë i ftuar në një lidhje Skype në emisionin “Lufta dhe Paqja”, të gazetarit, Artur Zheji në ABC News, ku komentoi ngjarjen e fundit që u regjistrua në Detin e Zi, ku një dron amerikan u godit nga avionët rusë.

Ngjela shprehet se nuk mund të nisë një konflikt mes ShBA-së dhe Rusisë, sepse sipas tij diferencat ushtarake janë shumë të mëdha.

Në lidhje me shqiptarët dhe marrëdhënien me ShBA-në, Ngjela është shprehur se nuk ka shqiptarë anti-amerikanë.

Pjesë nga biseda në studio:

Ngjela: Palmerson ka thënë se politika është interes. Pyetje bëhet kështu, cili është interesi shqiptar dhe ai amerikan.

Interesin shqiptar e treguam, interesi amerikan me aq sa di unë është se nëse ShBA-ja nuk ka aleancë të plotë me botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor, e ka të vështirë luftën  me Rusinë.

Mos harroni se edhe austro-hungaria na formoi si shtet kundër Rusisë. Shqiptarët janë autoktonë, tjerët janë të ardhur.

Në luftërat kastriotiane kanë qenë 4 milionë shqiptarë në Ballkanin Perëndimor dhe 4 milionë anglezë. Sot janë 48 milionë anglezë dhe 6 ose 7 milionë shqiptarë në Ballkanin Perëndimor. 7 milionshi që ka shpëtuar është nga popujt me rezistencë, por me një aleancë të madhe dhe me luftëtarë të mëdhenj që erdhën deri në Luftën e Dytë Botërore.

Zheji: Të jesh anti-amerikan për një shqiptar, cfarë do të thotë?

Ngjela: Nuk ka në botën shqiptare, shqiptar anti-amerikan nuk ka.  Anti-amerikanët në Kosovë nuk janë shqiptarë dhe dihet se çfarë janë.

Anti-amerikanët që janë në Shqipëri, nuk janë autoktonë, por janë të ardhur.

Zheji: Përshkallëzimi po merr drejtime të panjohura, pozicionimi i shqiptarëve?

Ngjela: Konflikti  amerikano-rus nuk mund të ndodhë. Diferenca e fuqive është shumë e madhe. Lufta fillon kur palët janë të barabarta nga forca ushtarake.

ShBA ka mbi 20 flota në bota, sa flota ka Rusia? Vetëm 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat