Familjarët homazhe për të afërmit e humbur nga shpërthimi 15 vite më parë

Shqipëria

Familjarët homazhe për të afërmit e humbur nga shpërthimi 15 vite më parë

Më: 15 mars 2023 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

Familjarë të viktimave të tragjedisë së Gërdecit, zhvilluan edhe sot homazhe në vendin ku 15 vite më parë, shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve, I mori jetën 26 personave, e la të plagosur shumë të tjerë.

Gazetari, Arlind Isa ndoqi nga afër homazhet e familjarëve të cilët ende kërkojnë drejtësi për humbjen e të afërmve të tyre.

Ditën e sotme ata  kanë zgjedhur të mos bëjnë një deklaratë për mediat.

Ndërsa më herët kanë komentuar rinisjen e hetimeve, për të cilat kanë kërkuar riformulim të akuzës së ngritur ndaj ish ministrit të mbrojtjes asokohe Fatmir Mediu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat