Rama: Lumi Vjosa hap rrugë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e social

Shqipëria

Rama: Lumi Vjosa hap rrugë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e social

Më: 15 mars 2023 Në ora: 22:20
Lumi Vjosa

Të hënën lumi Vjosa zyrtarisht është shpallur Park Kombëtar.

Në lidhje me këtë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se nga tash tutje lumi i egër i fundit në Evropë do të mbrohet përgjithmonë.

Rama u shpreh se është në bashkëbisedim me autoritetet në Greqi për ta trajtuar Vjosën si pasuri të përbashkët në mes të Shqipërisë dhe Greqisë.

“Do të kërkojmë që Vjosa të shpallet pasuri e përbashkët me Greqinë në mënyrë që të rrisim investimet në të. Kemi një projekt masiv për kanalizimet në të gjitha bashkitë që përshkohen nga Vjosa. Pjesë e investimit është edhe mbështetja financiare për bizneset që do të zhvillohen në këto bashki”, ka thënë Rama.

Ai ka thënë se Vjosa, një Park Kombëtar, është unik për Shqipërinë po edhe për Evropën, i cili e fut Shqipërinë në një tjetër kategori të hartës turistike evropiane dhe hap një tjetër rrugë të re për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e social.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat