“Sipërmarrja duhet të ndërgjegjësohet, Rama: Ta vlerësojmë punonjësin shqiptar si sytë e ballit

Shqipëria

“Sipërmarrja duhet të ndërgjegjësohet, Rama: Ta vlerësojmë punonjësin shqiptar si sytë e ballit

Më: 17 mars 2023 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me sipërmarrësit privatë ku po diskutohet për rritjen e mëtejshme të pagave. Kreu i qeverisë theksoi se bizneset duhet të bëjnë më shumë për punonjësit shqiptarë për t’i mbajtur në vend duke shtuar se duhen vlerësuar si sytë e ballit.

“Duhet ta vlerësojmë punonjësin shqiptar si sytë e ballit dhe ta ndihmojmë me çdo çmim. Nëse sot ka një problem dramatik gjithë industria e fasonëve është se nuk kanë menduar për këtë ditë.

Dhe në këtë industri janë disa pionerë që kanë menduar por janë pak. Ata gratë që i kanë marrë që në ’90 dhe u kanë marrë shpirtin të shtunë dhe të dielën, iu ka ardhur mosha e pensionit.

Nuk mund t’i zëvendësojnë me vajzat e TikTok-ut, që të vijnë në Kamëz apo Paskuqan ku janë industritë dhe të marrin makinën qepëse për 40 mijë lekë”, tha kryeministri Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat