Kujdes pamjet | Gruaja në Tiranë hedh nga kati i 6 i ndërtesës qenin e saj

Shqipëria

Kujdes pamjet | Gruaja në Tiranë hedh nga kati i 6 i ndërtesës qenin e saj

Më: 17 mars 2023 Në ora: 16:11
Pamje nga video

Dhunimi i kafshëve dhe keqtrajtimi i tyre vijojnë të jenë problematika tepër shqetësuese në vendin tonë.

Mbrëmjen e sotme një grua në Tiranë raportohet të ketë hedhur qenin e saj nga kati i gjashtë i pallatit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Freskut pranë Teleferikut.

Fqinjët e saj të tmerruar kanë dokumentuar ngjarjen e rëndë dhe kërkojnë reagimin e Policisë së Shtetit sa më parë të jetë e mundur.

Sipas tyre fatmirësisht qeni është gjallë por ka dëmtime të shumta në trup.

Shpresojmë që Policia e Shtetit të reagojë sa më parë dhe të marrë masa ndaj qytetarëve të tillë që keqtrajtojnë dhe dhunojnë kafshët e tyre shtëpiake dhe jo vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat