Propozimi i Hysenit për drejtore të SHISH, deputeti i PD-së: Provokim i panevojshëm ndaj Kosovës

Shqipëria

Propozimi i Hysenit për drejtore të SHISH, deputeti i PD-së: Provokim i panevojshëm ndaj Kosovës

Më: 17 mars 2023 Në ora: 17:30
Kreshnik Çollaku

Partisë Demokratike në Shqipëri nuk i ka pëlqyer veprim i kryeministrit Edi Rama për ta propozuar për drejtore të SHISH-it Vlora Hysenin, e cila në Kosovë ishte shkarkuar nga pozita e zëvendësdrejtoreshës së AKI-së.

Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku, ka thënë se ky është një provokim që Rama i bën Kosovës.

Nga mediat mesova se kryeministri Rama ka propozuar presidentit Begaj znj Vlora Hyseni si kandidate per kreun e SHISH. Eshte hera e pare qe e degjoj emrin e znj Hyseni dhe nuk kam asnje njohje per cilesine dhe aftesine e saj ne krye te kesaj detyre. Cfare me ben pershtypje eshte fakti se znj Hyseni ka mbajtur per nje periudhe kohe pozicionin e nen drejtores se AKI (sherbimit inteligjent Kosove) dhe eshte shkarkuar nga aty nga Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. Nuk njoh asnje nga arsyet e ketij shkarkimi,por me duket e pazakonte qe nje zyrtar te shkarkuar nga insititucionet e Kosoves (ne fushen e inteligjences) te emrohet po ne kete fushe nga Shqiperia”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Sipas tij, veprimi i Ramës është i paarsyeshëm.

Marredheniet midis Shqiperise e Kosoves jane vellazerore e duhet te shkojne drejt funksionimit te perbashket. Ky rast me duket nje provokim i panevojshem nga Shqiperia karshi institucioneve te Kosoves. Eshte jashte cdo aryese qe kjo te ndodhe. Midis institucioneve te dy vendeve tona duhet sa me shume bashkepunim e bashkerendim,ndersa gjeste te tilla stimulojne konflikt te panevojshem dhe te dëmshëm”, ka shkruar Çollaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat