Hiqet kamioni i djegur në Vlorë, qarkullimi i mjeteve i rikthehet normalitetit

Shqipëria

Hiqet kamioni i djegur në Vlorë, qarkullimi i mjeteve i rikthehet normalitetit

Më: 17 mars 2023 Në ora: 17:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Aksi rrugor Kotë-Gjormë ka qëndruar i bllokuar për rreth tre orë këtë të premte. Shkak për këtë ‘paralizim’ të qarkullimit është bërë shkrumbimi i një kamioni.

Raportohet se qarkullimi i automjeteve gjatë kësaj kohe është menaxhuar nga një polic rrugor.

Siç dallohet edhe nga pamjet, kamioni është shkrumbuar totalisht.

Mbetjet e tij janë larguar nga aksi nacional duke vijuar normalisht qarkullimi i mjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat