Belind Këlliçi zbulon emrin: Ja kush do ta kryesojë listën e PD-së

Shqipëria

Belind Këlliçi zbulon emrin: Ja kush do ta kryesojë listën e PD-së

Më: 17 mars 2023 Në ora: 23:11
Belind Këlliçi

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u shpreh në emisionin 'Publikisht' në TVSH, se listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak, do ta kryesojë Ilir Alimehmeti.

Doktori i njohur ishte rivali kryesor i Belindit në primaret që u zhvilluan në dhjetorin e vitit të shkuar, brenda PD, ku anëtarësia u shpreh se cili do të ishte kandidati për Bashkinë.

Në primare fitoi Kelliçi me 8 mijë e 500 vota, por në mbyllje të garës, Alimehmeti qe ishte i dyti më i mbështeturi, vendosi ti bashkohej kandidatit zyrtar.

Dhe prej fillimit të garës për Bashkinë, Këlliçi dhe Alimehmeti janë bashkë në shumë takime dhe aktivitete.

Sipas Belindit, ky është një moment bashkimi për demokratët dhe ai dhe Alimehmeti kanë dhënë shembullin e tyre domethënës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat