Bledi Çuçi konfirmon Ervin Demon si kandidat të PS për Bashkinë Berat

Shqipëria

Bledi Çuçi konfirmon Ervin Demon si kandidat të PS për Bashkinë Berat

Më: 18 mars 2023 Në ora: 13:38
Bledi Çuçi

Ervin Demo do të rikandidojë për Bashkinë Berat në zgjedhjet e 14 majit. Lajmin e konfirmon ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, njëherazi edhe drejtuesi politik i socialistëve në këtë qark.

“Në Asamblenë e Partisë Socialiste konfirmuam Ervin Demon si kandidati ynë për zgjedhjet e 14 majit. Besimi për një mandat të dytë është rezultat i punëve të mira që janë bërë këto 4 vite në Berat. Ervini është garancia për vazhdimin e projekteve e investimeve që shndërrojnë këtë bashki në një qendër të rëndësishme të turizmit në vendin tonë”, thotë Çuçi.

Më tej ai thekson se ky qytet që është edhe pjesë e UNESCO-s, meriton një vëmendje të posaçme e që kurrsesi ne nuk mund të lihet në duart e atyre “që as nuk dinë e as nuk duan të punojnë për të”.

“PS është e mobilizuar si asnjëherë më parë jo vetëm për të fituar bashkinë, se këtë nuk e dyshojnë as kundërshtarët tanë, por për të siguruar edhe shumicën në Këshillin Bashkiak. Përgëzime Ervinit, socialistëve dhe qytetarëve të Beratit”, shprehet Çuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat