Deputeti i PD për sulmin ndaj Prestige Resort: Qeveria të tërhiqet nga presoni ndaj medias

Shqipëria

Deputeti i PD për sulmin ndaj Prestige Resort: Qeveria të tërhiqet nga presoni ndaj medias

Më: 22 mars 2023 Në ora: 14:11
Gazmend Bardhi

Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka reaguar për sulmin e Qeverisë Rama në një ditë feste zyrtare ndaj Prestige Resort. Me një postim në rrjetet sociale, Bardhi i bën thirrje Qeverisë të tërhiqet nga aktet e presionit ndaj mediave.

“Aksionet policore të herëpasherëshme ndaj biznesve të “Focus Media Group”, dhe konfiskimi i pronave pa vendim gjyqësor, janë të papranueshme në një shtet të së drejtës”, thekson Bardhi.

Postimi i plotë:

Qeveria duhet të tërhiqet menjëherë nga çdo akt presoni ndaj medias. Aksionet policore të herëpasherëshme ndaj biznesve të “Focus Media Group”, dhe konfiskimi i pronave pa vendim gjyqësor, janë të papranueshme në një shtet të së drejtës dhe vend kandidat për në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat