Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Dy kandidaturat e Alibeajt tregojnë se PD po largon berishizmin

Shqipëria

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Dy kandidaturat e Alibeajt tregojnë se PD po largon berishizmin

Më: 24 mars 2023 Në ora: 19:21
Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj

Gazetari Poli Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se dy kandidaturat e Alibeajt tregojnë se PD po largon Berishizmin. 

“Gjithë kjo që ka nisur për zotin Berisha. Gjithë çështja është që kjo Parti Demokratike do të vazhdojë qoftë edhe nga dritarja, qoftë dhe larg e larg, do të vazhdojë me Berishizmin dhe me Berishën ashtu siç ua kërkuan Shtetet e Bashkuara të Amerikës që në fillim.

Ka një betejë të fortë që t’i shkohet deri në fund pa u kompleksuar nga sa vota do marrin, do dalin të dytët, të tretët, të parët dhe t’i shkohet deri në fund kësaj, që pas 15 majit të dalë një parti pa Berishën dhe pa berishizmin,” – u shpreh Hoxha.

Roland Bejko dhe Jonila Godole janë dy emrat që janë propozuar gjatë mbledhjes së kryesisë për të qenë kandidat për Bashkinë Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat