Plani sekret rus tremb Italinë, 15 mln euro për “kokën” e ministrit të Mbrojtjes

Shqipëria

Plani sekret rus tremb Italinë, 15 mln euro për “kokën” e ministrit të Mbrojtjes

Më: 28 mars 2023 Në ora: 20:50
Debatuesit në emision

Një “plan” sekret rus, që pretendohet të kishte në fokus ekzekutimin e ministrit të Mbrojtjes italiane ka alarmuar dhe ka kaluar në gatishmëri të plotë inteligjencën e Italisë. Gazetarja Alba Kepi, referuar raportimeve të mediave italiane, thotë se janë ofruar si shpërblim 15 mln euro për “kokën” e ministrit. Ajo tha se plan është raportuar nga mediat në shkallë kombëtare, por nuk ka më shumë detaje rreth këtij plani.

“Janë 15 mln euro për ta vrarë, është diçka, e cila që ka të bëjë me dyshime që ka inteligjenca italiane. Është një raportim i përcjell nga mediat në nivel kombëtar. Është një lajm I nivelit të parë, që preokupon, por bëhet ende në nivel lajmi, pasi thuhet se inteligjenca italiane e ka nën kontroll situatën”, tha ajo.

Eksperti i gjeopolitikë, Enri Hide, u shpreh në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News se pushteti i Rusisë po shndërrohet në një pushtet kriminal.

“Pushteti politik në Rusia po degradon dhe po shndërrohet në një pushet kriminal. Po mo vjen habi se si ka përfunduar kjo superfuqi”, tha Hide.

Për kapitenin, Artur Meçollari, Rusia sot po synon të destabilizojë Perëndimin dhe në kuadër të kësaj tenton të gjejë pika kyçe siç është Italia, që njëherësh është vend anëtar i NATO. Ai tha se Rusia ka eksperienca të mëparshme në planet e saj për të kryer ekzekutime të tilla, jashtë vendit.

“Rusët sot kanë nevojë për ta destabilizuar perëndimin dhe kanë gjetur pikërisht një vend kyç, në rajonin e Mesdheut. Rusia ka eksperienca të mëparshme  në eliminimin e njerëzve jashtë Rusisë”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat