Kundërshtoi kontrollin në shtëpinë e bashkëjetueses, rrëzohet kërkesa e Arben Ahmetajt

Shqipëria

Kundërshtoi kontrollin në shtëpinë e bashkëjetueses, rrëzohet kërkesa e Arben Ahmetajt

Më: 29 mars 2023 Në ora: 11:35
Arben Ahmetaj

Apeli i GJKKO ka rrëzuar sot kërkesën e ish-ministrit Arben Ahmetaj, i cili kërkoi kundërshtimin e kontrollit në shtëpinë e bashkëjetueses së tij. Lajmi u konfirmua për BalkanWeb.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari Dhimiter Lara në dhomë këshillimi ka vendosur mospranimin e ankimit ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, sa i takon kontrolleve të kryera pak ditë më parë në vilën në Hamallaj të Erjola Hoxhës, e cila është sekuestruar.

SPAK po heton rolin e ish-zv.kryeministrit për inceneratorin e Fierit. Më 9 mars, Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer kontrolle në shtëpinë e ish-gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt.

Ahmetaj kërkoi konstatimin e vendimit të shkallës së parë si anti-kushtetues, pasi sipas tij, për lejimin e kontrollit të banesës së bashkëjetueses së tij duhej marrë miratim nga Kuvendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat