“S’keni autorizim nga Kuvendi”- GJKKO rrëzon Ahmetajn për kontrollin e vilës

Shqipëria

“S’keni autorizim nga Kuvendi”- GJKKO rrëzon Ahmetajn për kontrollin e vilës

Më: 29 mars 2023 Në ora: 12:37
Arben Ahmetaj

Gjykata e Posaçme e Apelit në Shqipëri rrëzon kërkesën e deputetit Arben Ahmetaj, në lidhje me ankimimin e bërë për kontrollin e banesës së partneres.

Gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Dhimitër Lara, e mori vendimin këtë të mërkurë në dhomë këshillimi.

Avokati i Ahmetajt theksoi në ankimimin e bërë se kontrollet e ushtruara në banesën e bashkëjetueses së deputetit, Erjola Hoxha, janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe cënojnë sovranitetin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për shkak të imunitetit të deputetit.

Gjithashtu në ankimim nënvizohet se kontrollet janë të pabazuara në prova dhe se kanë cënuar dinjitetin njerëzor në zonjës Hoxha me shkeljen e privatësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat