Berisha: Në 8 vjet kemi humbur 35% të popullsisë

Shqipëria

Berisha: Në 8 vjet kemi humbur 35% të popullsisë

Më: 29 mars 2023 Në ora: 13:01
Sali Beirsha

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, në një konferencë mbi shpopullimin e vendit, deklaroi se “ne përjetojmë këto vite krizën më të rëndë të ekzistencës tonë që nga vitet 1870”.

“Në rast se gjatë Luftës së Parë Botërore toka shqiptare u shkel nga 7 fuqi të huaja ku u aplikuan gjenocide nga të katër anët, megjithatë popullata shqiptare e humbur është 10 përqind.

Sot, ne kemi një statistikë, më të saktën që kemi pasur kurrë në histori. Në 8 vjet kemi humbur vetëm në hapësirën e Shengenit, 937 mijë shqiptarë, mbi 1 milion nëse llogarit edhe vendet e tjera, pra rreth 35 përqind të popullatës në Shqipëri”, tha Berisha.

“Kurrë një komb nuk ka humbur kaq shumë në histori”, shtoi Sali Berisha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat