Gara për Tiranën, regjistrohet edhe ish-deputetja e PD. Do të kandidojë për PDIU-në

Shqipëria

Gara për Tiranën, regjistrohet edhe ish-deputetja e PD. Do të kandidojë për PDIU-në

Më: 29 mars 2023 Në ora: 16:53
Ish-deputetja e PD, Lajla Përnaska

Ish-deputetja e PD, Lajla Përnaska, do të garojë për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit.

Përnaska në këto zgjedhje do të garojë për Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Kështu, ajo do te jetë përballë Erion Veliajt, Belind Këlliçit dhe Roland Bejkos.

Kujtojmë, se dy ditë pas skadimit të afatit për regjistrimin e kandidatëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nuk dihet ende se sa është numri i kandidatëve të regjistruar nga PD-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat