Programi për uljen e taksave e tarifave, Këlliçi me qytetarët dhe bizneset: Zbusim koston e jetesës

Shqipëria

Programi për uljen e taksave e tarifave, Këlliçi me qytetarët dhe bizneset: Zbusim koston e jetesës

Më: 29 mars 2023 Në ora: 16:54
Belind Këlliçi

Pasi prezantoi me ekspertët dhe përfaqësues të biznesit programin për uljen dhe reduktimin e taksave e tarifave vendore, kandidati opozitës për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi, ua prezantoi këtë program edhe qytetarëve.

Gjatë ecjes në rrugën “Myslym Shyri”, Belind Këlliçi takoi dhjetra qytetarë e biznese, të cilëve u  dorëzoi programin që parashikon ulje dhe zerim të disa taksave dhe tarifave vendore për biznesin e vogël dhe të mesëm. Sipas Belind Këlliçit, ky program do të ndihmojë biznesin.

“T`ju lë vetëm një kopje të programit për tarifat dhe taksat për biznesin e vogël që do t`i ulim. Një pjesë do t`i zerojmë, se s`keni pse të paguani taks për infrastrukturë shkolle nga dy herë, etj etj. Ideja është që të ndihmojmë biznesin e vogël. Të gjithëve po u shkoj derë më derë, biznes për biznes. Po u hyj dhe po ua jap në dorë.

Kam shpalosur ditën e djeshme programin për uljen e taksave biznesin e vogël dhe të mesëm, që janë më të persekutuarit këto vite. Kështu që po dal dhe po takoj bizneset, qytetarët”-tha Këlliçi.

Nga ana tjetër, qytetarët kanë shprehur jo vetëm revoltën ndaj bashkisë dhe qeverisë për gjendjen e vështirë që po kalojnë, por gjithashtu kanë shprehur besimin se në 14 maj Belind Këlliçi do të jetë qytetari i parë i Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat