E zuri pema derisa po priste dru në mal, vdes një 42-vjeçar në Berat

Shqipëria

E zuri pema derisa po priste dru në mal, vdes një 42-vjeçar në Berat

Më: 29 mars 2023 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Një 42-vjeçar ka humbur jetën në Berat, derisa po priste dru në pyll.

Incidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 13:30, në fshatin Molisht.

Dyshohet se aksidentalisht një trung peme e ka zënë poshtë shtetasin me iniciale S. M. dhe si pasojë ai nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat