Sulmi me armë te Top Channel, shpërthen Blendi Fevziu: Është dy herë më e rëndë si situatë

Shqipëria

Sulmi me armë te Top Channel, shpërthen Blendi Fevziu: Është dy herë më e rëndë si situatë

Më: 29 mars 2023 Në ora: 19:28
Blendi Fevziu

Gazetari Blendi Fevziu ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Zona Zero” për të folur në lidhje me sulmin e rëndë të ndodhur ndaj Top Channel.

Fevziu deklaroi se kjo është një ngjare e rëndë që nuk ka ndodhur kurrë më parë, dhe sipas tij, shteti duhet të reagojë pasi ka për detyrë të mbrojë jetën e çdo njeriu.

“Kjo është histori që duhet të marrë fund. Një grup ekzekutorësh nuk mund të gjuajë në një zonë të monitoruar. Nuk ka ndodhur kurrë më parë, mund të ketë pasur përplasje politike por jo përplasje në këtë lloj. Shteti duhet të ndërhyjë për të mbrojtur jetën e çdo qytetari, edhe atyre që janë përfshirë në krime.

Duke u gdhirë e hëna një familje nuk ka babanë, një grua pret burrin. Ka një lloj cinizmi sepse ai nuk është kriminel, humbi jetën kot. Çdo individ, kush do qoftë, është i shenjtë, jeta e tij duhet të jetë e siguruar, edhe e atij të dënuarit me burg përjetë. Një kamerier, që e kishte ditën e tretë të punës. Zonja Paja humbi jetën ndërkohë që mbante dhe mbesën. Po këto ngjarje i llogarit njeri?  Po çdo me thënë që ishte kolateral se nuk ishte kriminel? Kush përgjigjet për jetën e këtij njeriu. Janë viktima të pafajshëm. Është dy herë më e rëndë si situatë. Ai nuk ka bërë asgjë, nuk ka krijuar asnjë konflikt. Këtu duket sikur jeta njerëzore nuk ka asnjë vlerë, shtoi kësaj dhe faktin që është gjuajtur një institucion. Nuk e di ku e gjejnë kurajën për këtë. Autoritetet duhet të japin një version sa më të shpejtë.

Çdo jetë është e shenjtë e barabartë por në këtë rast kemi përfshirjen e një media, e një institucioni. Kurajon e gjen tek një pandëshkueshmëri, ku krimi i shpëton dënimit.”- deklaroi Fevziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat