Përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës, digjet makina e një kompanie private që transporton para

Shqipëria

Përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës, digjet makina e një kompanie private që transporton para

Më: 1 prill 2023 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Një makinë e një kompanie private që transporton para është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës.

Siç shihet dhe nga pamjet, mjeti është djegur në pjesën ku rri shoferi dhe pasagjeri, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Në vendin e ngjarjes mbërriti policia, ndërsa zjarrfikësja bëri të mundur shuarjen e zjarrit.

Image
Makina e djegur

Mësohet se gjatë momentit kur ndodhi ngjarja, në makinë nuk kishte pasur para, ndërsa dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt elektrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat