Alarmohet Policia e Pogradecit, çfarë ndodhi gjatë mesnatës

Shqipëria

Alarmohet Policia e Pogradecit, çfarë ndodhi gjatë mesnatës

Më: 2 prill 2023 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

Policia e Pogradecit ka kaluar në alarm pasi një qytetar kreu veprime të dyshuara, që mund të vinin në rrezik  jetën dhe sigurinë e qytetarëve. Një shtetas është konstatuar duke vendosur një send të dyshuar poshtë një mjeti.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 2, pranë prokurorisë së qytetit. Burime për ABC News bëjnë me dije se ka qenë roja i prokurorisë, i cili ka lajmëruar menjëherë policinë e Pogradecit.

Rreth orës 03:30 të mëngjesit ai ka vënë re një shtetas duke u shtrirë përtokë e duke vendosur diçka poshtë makinës.

Fillimisht është dyshuar për vendosje eksplozivi, ndërsa është dashur ndërhyrja e grupit të shpërthimeve të kontrolluara nga Tirana për të kryer ekzaminimet e duhura.

Pas kontrolleve rezultoi se elementi i dyshuar poshtë automjetit nuk ishte lëndë eksplozive, por një aparat GPS. Mjeti është në pronësi të shtetasit Eris Çekani, i cili kohët e fundit ka patur disa konflikte me shtetas të tjerë në Pogradec, ku më i fundit ishte aksidenti kokë më kokë në Elbasan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat