I përshirë në disa konflikte/ Kush është i “forti” i Pogradecit që dyshohet se i vunë tritol poshtë makinës së tij

Shqipëria

I përshirë në disa konflikte/ Kush është i “forti” i Pogradecit që dyshohet se i vunë tritol poshtë makinës së tij

Më: 2 prill 2023 Në ora: 09:27
Pogradec

Një person i panjohur vendosi mjete të dyshimta që fillimisht u dyshua si tritol, por me pas rezultoi GPS poshtë automjeteve të shtetasit Eris Çekani në Pogradec.

Eris Çekani është një person i njohur për policinë e shtetit, ku vitin e fundit ai është konfliktuar disa herë me shtetasin Brian Syzo.

Ngjarja e fundit do të shënohej para disa ditëve në Elbasan, teksa Çekani është ndjekur e përplasur nga një makinë tip Golf, ku brenda kësaj makine kanë qenë shtetasit Sindi Syzo, Brian Syzo dhe Mario Xhangolli.

Ngjarja do të përfundonte në një aksident automobilistik kokë më koke te makinave, ndërsa policia pritet të shoqërojë disa persona për ngjarjen e ditës së sotme, ku mesa duket persona të dyshimtë kanë kërkuar të gjurmojnë lëvizjet e Çekanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat