Berisha nga Shkodra: Masakra e 2 prillit duhet të frymëzojë shqiptarët, të shënojnë kthesën e madhe për vendin

Shqipëria

Berisha nga Shkodra: Masakra e 2 prillit duhet të frymëzojë shqiptarët, të shënojnë kthesën e madhe për vendin

Më: 2 prill 2023 Në ora: 12:34
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Shkodra tha se monizmi i ‘Rilindjes’ po kthehet në katastrofë kombëtare për shqiptarët.

Berisha tha se kryeministri Edi Rama ka marrë në dorë të gjitha pushtetet dhe se diktatura e tij është ndër më të egrat që po sheh vendi ynë, ku theksoi se shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre dhe të bëjnë kthesën e madhe për vendit në zgjedhjet e 14 majit me votën e tyre.

“Sot jemi në kushtet e një monizmi i cili është burimi i vërtet i kësaj katastrofë kombëtare që po jetojmë sot ne. Edi Rama e kapi duke kthyer votën në një vlerë fiktive, jo reale dhe në diktaturë votonim ne. Në diktaturë i blinin me frikë votat, ky i ble me para. Pasi futi në dorë të gjitha pushtetet, nuk njeh më asnjë ligj, normë as parim.

Diktaturat kanë origjina të ndryshme, janë ideologjike, keokratike por janë të tjera si këto të Ramës, mobokraci, ose diktaturë e bandave, studiuesit formë më të egër e konsiderojnë këtë të fundit. Sot më shumë se kurrë sakrifica e bijve tuaj është kushtrim, apel për shqiptarët në mënyrë që ne të rikthejmë votën e lirë, normalitetin sepse kjo rrokullisje e madhe po e shkreton vendin, 1 e 3-ta e shqiptareve kanë ikur. Nëse në zgjedhje nuk kthejmë pluralizmin, pas 16 vitesh nuk do merret vesh kush do jetë. Do thotë që me largimin e profesioneve të lira mos të kesh stomatolog, mjek dhe dot të prishet e gjitha struktura e shoqërisë. Kjo ditë duhet të na frymëzojë për vendimin që do marrim më 14 maj, duhet të shënohet kthesa e madhe për Shqipërinë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat