Masakra e 2 Prillit/ Meta: Shqiptarët sot më të vendosur se kurrë për të mbrojtur amanetin e martirëve të demokracisë

Shqipëria

Masakra e 2 Prillit/ Meta: Shqiptarët sot më të vendosur se kurrë për të mbrojtur amanetin e martirëve të demokracisë

Më: 2 prill 2023 Në ora: 13:13
Kryetarit i Partisë së Lirisë Ilir Meta

Kryetarit i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka nderuar kujtimin dhe veprën e katër martirëve të demokracisë që u vranë në masakrën e 2 Prillit në Shkodër.

Meta thotë se sot shqiptarët janë më të vendosur se kurrë për të mbrojtur amanetin e tyre dhe për të garantuar zgjedhjet dhe votën e lirë dhe të paprekshme.

“Mirënjohje përjetë kujtimit dhe veprës së katër Martirëve të paharruar të Shkodrës dhe Shqipërisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka, të vrarë pabesisht në 2 prillin e errët të 1991, në mbrojtje të demokracisë dhe zgjedhjeve të lira.

Më të vendosur se kurrë për të mbrojtur me çdo çmim amanetin e tyre për të garantuar zgjedhjet dhe votën e lirë, të barabartë dhe të paprekshme.

Shkodra, zemra dhe frymëzimi për demokracinë, siç e ka dhënë gjithmonë verdiktin do ta japë edhe më 14 Maj lajmin e parë për fitoren e padiskutuar në të gjithë Shqipërinë të pluralizmit politik, të llogaridhënies dhe Lirisë! Bashkë Fitojmë”, shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat