Inceneratori i Sharrës, Veliaj: Ka shpëtuar Tiranën nga papastërtitë

Shqipëria

Inceneratori i Sharrës, Veliaj: Ka shpëtuar Tiranën nga papastërtitë

Më: 2 prill 2023 Në ora: 14:51
Erion Veliaj

Në kohën kur inceneratorët janë kthyer në kauzën politike të opozitës përballë qeverisë, kryebashkiaku Erion Veliaj vlerëson inceneratorin në Sharrë si një nga projektet, që ka shpëtuar kryeqytetin nga papastërtia. Sipas tij, i njëjti investim ishte planifikuar edhe nga opozita në vitet kur ata drejtonin bashkinë, por me kosto më të madhe.

Ishte projekti i administratës së vjetër, i asaj që quhet koalicioni i PD-së dhe LSI-në deri në 2015-ën. Ata kishin lënë një propozim që, për të njëjtin trajtim, bashkia faturohej 37 Euro/ton mbetje. Sot, të njëjtën gjë, Bashkia e Tiranës e bën me 2/3 e asaj vlere. Duhet ta theksoj se për qytetin ky është një projekt jetik dhe i domosdoshëm, që i dha fund tymit të djegies së plehrave dhe kancerit që vinte nga Sharra, një imazh i shëmtuar si ato vendet e botës së tretë, ku hynte e dilte kushdo për të rrëmuar plehra pa kontroll, duke rrezikuar shëndetin dhe jetën.”

Inceneratori i Sharrës, sipas Veliajt, ka bërë ndryshimin për Tiranën, duke e renditur si një nga qytetet më të pastra në rajon.

“Sot qytetarëve të Tiranës u intereson vetëm një gjë, a është Tirana më e pastër seç ishte dhe a paguajnë më pak se sa me planin e Ilir Metës dhe Sali Berishës? Përgjigjja për të dy këto pyetje, edhe nga kritikët më të mëdhenj, është PO, sepse provohet që qyteti është më i pastër dhe provohet që paguajmë më pak sesa ai propozimi i mëparshëm, për të cilin sot vajtojnë ata që e menaxhonin Tiranën dhe e lanë zhul.”

Erion Veliaj premtoi vazhdimin e punës për të mbajtur pastër kryeqytetin, duke zëvendësuar kazanët aktualë të mbeturinave dhe duke i shtuar në numër ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat