GJKKO dhe SPAK i sekuestruan vilat e familjarëve në Palasë dhe Hamallaj/ Arben Ahmetaj ankimon vendimin

Shqipëria

GJKKO dhe SPAK i sekuestruan vilat e familjarëve në Palasë dhe Hamallaj/ Arben Ahmetaj ankimon vendimin

Më: 3 prill 2023 Në ora: 11:51
Arben Ahmetaj

Ish zv.kryeministri, Arben Ahmetaj ka ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimet e sekuestrove preventive të SPAK dhe GJKKO për dy vilat e familjarëve të tij.

Bëhet fjalë për vilën në Hamallaj dhe atë në Palasë.

Kjo kërkesë e tij vjen pas rrëzimit të ankimit përmes të cilit kundërshtonte kontrollet e banesave, duke i konsideruar të paligjshëm dhe antikushtetues.

Ish-zv. Kryeministri i Shqipërisë, Ahmetaj është nën akuzë për 4 vepra të rënda penale, atë të “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “ Përfitimit të paligjshëm të interesave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat