“Deri në ç’masë është përfshirë Kryemadhi me rusët”, PS vazhdon akuzat ndaj deputetes: Drejtësia të hetojë!

Shqipëria

“Deri në ç’masë është përfshirë Kryemadhi me rusët”, PS vazhdon akuzat ndaj deputetes: Drejtësia të hetojë!

Më: 3 prill 2023 Në ora: 13:06
Deputetja e PS Klotilda Bushka

Partia Socialiste i ka kërkuar sot sërish Prokurorisë të hetojë deputeten e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi.

Deputetja e PS Klotilda Bushka tha se hetimet duhet t’i japin përgjigje pyetjeve se deri ku dhe në ç’masë Kryemadhi është përfshirë me rusët, se cilat janë interesat e saj me oligarkët e Putinit dhe sa i kanë prekur këto marrëdhënie, interesat e Shqipërisë

“Në vend që të vihet në dispozicion të organeve të drejtësisë kërcënonin mediat. Deputetja Kryemadhi duhet të japë sqarime. Pse nuk janë deklaruar. Implikimi i një politikani shqiptar në skenat e errëta të financimeve ruse është një goditje e fortë, ndaj vlerave evropiane. Drejtësia shqiptare nuk duhet të humbë kohë për të hetuar këtë rast që cenon sigurinë kombëtare në një vend si i yni, i rreshtuar ndër të parët në krah të Ukrainës dhe kundër brutalitetit të Rusisë.

Ndërkohë që znj. Kryemadhi refuzon sqarimet, organet e drejtësisë duhet të hetojnë për të gjitha veprimet që nga mos deklarimi e deri te dyshimet e adresuara nga mediat për pastrim parash e fshehje pasurie. Vetëm një hetim i plotë do t’i japë përgjigje pyetjeve se deri ku dhe në ç’masë Kryemadhi është përfshirë me rusët, se cilat janë interesat e saj me oligarkët e Putinit dhe sa i kanë prekur këto marrëdhënie, interesat e Shqipërisë”, tha Bushka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat