Aksident në Korçë, përplasen dy makina, plagoset një nga shoferët

Shqipëria

Aksident në Korçë, përplasen dy makina, plagoset një nga shoferët

Më: 3 prill 2023 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Një aksident është raportuar ditën e sotme në Korçë. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasje një nga shoferët ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital.

Fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku edhe po heton shkaqet e këtij aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat