Shpërthim me eksploziv në Shkozet, dyshohet se iu vu makinës së mikut të “Rrumit” të Shijakut

Shqipëria

Shpërthim me eksploziv në Shkozet, dyshohet se iu vu makinës së mikut të “Rrumit” të Shijakut

Më: 3 prill 2023 Në ora: 14:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur pak minuta më parë në Shkozet të Durrësit. 

Burime për Top Channel bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur në një automjet në lëvizje, në pronësi të mikut të “Rrumit” të Shijakut.

Paraprakisht dyshohet se mjeti është në pronësi të Aldi Mustafës, 37 vjeç person me precedent penal, i arrestuar disa herë më parë.

Sasia e lëndës shpërthyese dyshohet se ishte vënë në gomën e pasme të automjetit të Aldi Mustafës, ndërsa nuk ka persona të lënduar nga kjo ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat