Propozimi i Këlliçit për transport publik falas, Godole: Të djathtët nuk bëjnë premtime populiste dhe nuk votojnë një logo të majtë

Shqipëria

Propozimi i Këlliçit për transport publik falas, Godole: Të djathtët nuk bëjnë premtime populiste dhe nuk votojnë një logo të majtë

Më: 3 prill 2023 Në ora: 15:27
Jonila Godole

Në rubrikën “Opinion” në News24 pedagogia e UT Jonila Godole komentoi zhvillimet politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet e 14 majit.

“Në PD duhet të ketë më shumë transparencë për vendimet që merren”, tha ajo.

Pjesë nga biseda në studio:

A do ta mbështesni Roland Bejkon?

Jonila Godole: Patjetër që po. Ai ka një fushatë të vështirë duke pasur parasysh edhe situatën. Nuk duket se do ta ketë të lehtë edhe për shkak të krizës në opozitë, por besoj që Roland Bejko ka kredibilitet të lartë. Me guximin e tij dhe mënyrën se si u qaset gjërave, besoj që do t’ja dalë.

Gjithashtu gjatë bisedës në studio Godole theksoi se kauzën e djathtë e sheh të përfaqësuar në PD, ndërsa bëri thirrje që demokratët të mbështesin partinë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat