Bie nga lartësia e fabrikës së tij, humb jetën 50 vjeçari në Lezhë

Shqipëria

Bie nga lartësia e fabrikës së tij, humb jetën 50 vjeçari në Lezhë

Më: 3 prill 2023 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Një 50 vjeçar ka humbur jetën këtë të hënë në Lezhë.

Sipas policisë shtetasi Ndue Gjinaj, duke punuar në fabrikën e miellit në pronësi të tij, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

“Rreth orës 15:30, në fshatin Rrilë, Lezhë, shtetasi N. Gj., 50 vjeç, duke punuar në fabrikën në pronësi të tij, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat