Gjyqi ndaj ish krerëve të UÇK/ Nazarko: Po bëhet një padrejtësi e madhe

Shqipëria

Gjyqi ndaj ish krerëve të UÇK/ Nazarko: Po bëhet një padrejtësi e madhe

Më: 3 prill 2023 Në ora: 17:43
Mentor Nazarko

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në ‘News Line’ me gazetaren Viol Xhafaj komentoi gjyqin nga Gjykata Speciale në Hagë për ish krerët e UÇK-së.

Sipas analistit, po bëhet një dhunë e madhe ndaj të akuzuarve për faktin se janë mbajtur gjatë në paraburgim derisa të provohen akuzat ndaj tyre.

“Procesi shihet si padrejtësi dhe kjo u duk edhe tek manifestimi i cili ishte një mesazh i pakënaqësisë popullore ndaj këtij procesi. Ky është një proces, që pavarësisht llojit të institucionit që është zgjedhur për ta zhvilluar atë, një gjykatë e krijuar me ligj të Kosovës por e vendosur në një shtet tjeëtër mendoj se ka karakterin e një precedenti që mund të përdoret për të procesuar krimet e luftës që po kryhen në Ukrainë.

Për shkak se ky është një proces që i përket një drejtësie speciale, hapësira për abuzim dhe padrejtësi është e madhe dhe duket qartë në atë që procesi do të zgjasë pafundësisht dhe ata që janë të akuzuarit kryesorë janë mbajtur gjatë derisa të provohen akuzat e tyre që është shkelje e parimeve universale të së drejtës dhe vetë procedura gjyqësore do të zgjasë gjatë.”, tha Nazarko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat